Ura Theth-Grunas


Most Theth-Grunas

Gjatë pranverës së vitit 2015, vullnetarët të Sfidës Shqiptare fabrikuan dhe provuan një urë çeliku të ndërtuar sipas modelit unik të vet. Ajo u ndërtua në mes të fshatrave Theth dhe Grunas, në një vend ku kishte vendosur një urë tjetër më parë. Shtegu ka rëndësi edhe për turistë të ardhur, sepse ndërmjetëson një lidhje me atrakcionin më interesant në rrethinën – me ujëvarret në Grunas. Rruga e kuqe turistike vijon këndej. Ura mund të zbërthehet tërësisht, u projektua të durojë 800 kg dhe në fund, u provua duke mbështetur 1 400 kg (1 kal + 14 vullnetarë). Materialin për ndërtimin e tij ndërmjetësoi firma çeke SALVO spol. s.r.o.

Ndërtimi filloi me 21 gusht në orën 8:50 me 21 vullnetarë dhe përfundoi me 9 njerëz me 22 gusht në orën 14:30. U realizua brënda një periudhe të shkurtër, falë koncepcionit të vet edhe kushteve të thatë të vendit në atë kohë.

Të dhëna teknike:

  • gjatësia 15,5 m,
  • gjerësia 800 mm,
  • përdorimi i betonit është i pamundshëm në këto kushte (thahet gjatë, transportohet vështirë)
  • komponenti më i gjatë nuk mund të kalojë 1 200 mm (ekvivalenti i gjatësisë së një mushku),
  • pesha maksimale e një komponenti është 80 kg (një mushk nuk mund të transportojë më shumë),
  • numri i tipave të komponentave duhet të jetë sa më ulët
  • gjithçka duhet të jetë e zbërthyeshme për arsye të transportit në Shqipëri
  • pesha duhet të jetë sa më ulët
  • ura nuk u financua nga mjetet qeveritare të Çekisë, Shqipërisë, as nga financat e BE-së, as nga ansjë burim tjetër të ngjashëm.

Projekti u realizua vetëm falë mbështetjes së këtyre sponzorëve:

  • Jana Velanová
  • Lukáš Lacko
  • Erika Lorencová
  • Vojtěch Nekvapil
  • Pavel Blažek
  • Jan Balák IV. – Challenger
  • Jan Balák II.
  • Jan Balák III. & Jaromíra Baláková
  • Martin Čermák
  • Salaš-Křesťanský akademický klub
  • Dorazilovi
  • Ladislav Kozubík
  • Jana Kociánová
  • VKH Brno
  • Jiří Balák
  • Zdeněk Lorenc
  • Jaroslav Šerý
  • Skautská družina Pandy Újezd u Brna
  • Petr Lízal
  • Filip Weber
  • Anna Ponížilová
  • Libor Bláha
  • Jiří Cupák
  • Klára Nedorostková
  • Bohuslav Horděčuk
  • Radek Šílený

Faleminderit shumë! Pa juve nuk do ta arrinim.