Fshati Curraj i Epërm
Curraj i Epërm është një fshat i largët, i cili ndodhet në veri të Shqipërisë (Tropoja, qarku i Kukësit) – afër fshatrave shumë të njohura Thethi dhe Valbona. Izolacioni i saj duhet të merret parasysh seriozisht – vizitorë mund të vijnë këtu vetëm me këmbë ose me ndihmën e mushkave. Gjithsesi, udhëtimi nga qyteti më i afërt zgjat përafërsisht 1 ditë.
Falë këtij fakti, Curraji u takon fshatrave më të izoluara në Shqipëri. Siç ndodhi në shumë vende të tjera të Shqipërisë, shumica e banorëve të fshatit u larguan për arsye të kushteve të ashpra të jetës këtu, dhe ikën për në qytete të mëdha. Dalja e tyre u shpejtësua, kur u rrëzua ura e fshatit.
Para rënies së regjimit të Enver Hoxhës dhe gjithashtu në fillim të viteve 90, numri i banorëve ishte më i madh se tani. Fshati kishte rreth 150 shtëpi, në të cilat jetonin përafërsisht 150 familje. Në kohën e sotme, shumica e këtyre ndërtesave është e pabanuar dhe për këtë arsye, duke përballuar kushtet natyrore, gradualisht keqësohet gjendja e tyre. Në fotografitë nga e kaluara mund të shihet mirë një luginë, ku popullimi ishte i dendur. Në atë kohë, fshati kishte edhe një shkollë të vet, një qendër shëndetsore me dy motra medicinale, një hidrocentral dhe gjithashtu një kishë. Sot, përkundrazi, jetojnë këtu vetëm 3 familje – gjatë kohës së verës.
Fillimi i vertetë i popullimit në këtë rajon përcaktohet vetëm me vështirësi. Historia e tij shtrihet të paktën në periudhën e ardhjes së popullatës, që u arratis para pushtetit të forcave osmane, por me shumë gjasë, shtrihet deri në kohet e lashta. Sipas disa burimeve (psh. sipas përvojës së udhëtarjes shumë të njohur Edith Durham), fisave të këtij rajoni në fillim të shekullit 20 u kujtuan rrëfime rreth së kaluarës së tyre, që treguan një kontakt me popullatën që kishte qenë prezent atje në kohën e ardhjes së tyre.
Deri në një shkallë të caktuar, karakteri i zonës ndihmoi popullatës së këtij vendi që të mbrohet efektivisht kundër shtypit dhe ndikimit të osmanëve. Më të rënda pastaj ishin ndërhyrje të regjimit komunist. Në vitin 1967, banorët me sukses mbruan kishën në qendër të fshatit, të cilën komunistët deshën të rrëzojnë, në përputhje me politikën e ashpër të tyre kundër të gjithve feve dhe simbolëve fetare.
Artikulli nga Robert Dobra