Riparimet e kishës


Riparimet e kishës në Curraj të Epërm

 

Historia e kishës në Curraj të Epërm ishte e turbullt. Mbishkrimet në muret e kishës thonë se u ndërtua në vitin 1897. Kjo është një nga dy kishe katolike në tërë Shqipërinë, të cilat përjetuan regjimin e ashpër komunist të Enver Hoxhës pa ndërhyrje të mëdha nga ana e qeverisë. Gjatë asaj kohe, kisha u transformua në një kinema.

Partia e Punës do ta shkatëronte pa ngurrim, por për fatë të mirë, një sasi domëthënëse e banorëve e mbruan dhe shembja e ndërtesës nuk u realizua. Kisha ka edhe një kat të dytë, i cili ishte i banuar nga një kryetar komunist. Gjendja e kishës nuk ishte e mirë kur erdhëm, por ne e kuptuam si një sfidë dhe në një çast, filluam të punojmë.

 

Gjatë verës së vitit 2015, bëmë këto veprime:

  • pastruam kishën nga mbeturina
  • riparuam çatinë me ndihmë prej ekipit malor tonë
  • krijuam një shtresë të re themelore nën dyshemën
  • dalluam pjesët e dëmtuar të dyshemës
  • rinuam muret dhe i ngjyrosëm me bojë të bardhë
  • impregnuam tavanin e kishës kundër kërpudhësh
  • riparuam kornizat e dritareve
  • futëm xham të ri (plexi) në 11 dritaret e kishës
  • mbuluam 35 metra katërore me stof të bardhë
  • heqëm ndryshk nga altari dhe gjithashtu e ngjyrosëm atë, riparuam ambonin si dhe pajisjet e tjera të kishës
  • riparuam derën
  • organizuam një shënjtërim të ri të kishës

Rinimi ishte krejt i organizuar dhe drejtuar nga Ing. arch Jan Stratílek. Buxheti ishte përafësisht 30 000 Kč (150 000 lek). 10 000 Kč fituam nëpër një koncert të dobishëm, financimin tjetër fituam nga vullnetarët dhe sponzorët e projektit. Nuk përdorëm asnjë burim qeveritar ose publik, as nga shteti Çek ose Shqipëtar, as nga financat ose programet e Bashkimit Evropian.

Që të mundësonim riparimet, ishte e nëvojshme të çonim në fshatin: 15 m² të xhamit plexi, 50 kg të veglave, 35 m² të stofit, 225 kg të cementit, 1000 kg të rërës etj. Materialin transportuam në fshatin me 7 mushkë dhe 3 kuaj. Banorët e fshatit na ndihmuan shumë dhe pa ngurrim me të gjithë veprime 🙂